Kandidati i LVV për kryetar të Pejës, Taulant Gola, ka reaguar pas përfundimit të balotazhit, duke pranuar humbjen dhe duke uruar fituesin Ardian Gjini dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Gola në Debat Plus tha se rezultati është i mirë dhe se fituesi tashmë dihet, ndërsa pritshmëritë përfundimtare do të konfirmohen pas numërimit të votave me kusht dhe të diasporës.
Gola njoftoi se ka uruar personalisht Gjini përmes një telefonate.
“Ardian Gjinit i kam uruar fitoren personalisht me një telefonatë edhe AAK-së, i kam uruar fat edhe qytetarëve në përzgjedhjen që ata kanë bërë”, ka theksuar ai.
Ai shtoi se dalja më e vogël e qytetarëve mund të ketë ndikuar në rezultatin përfundimtar dhe falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor.