Grabitje në Fushë Kosovë: Arrestohen katër persona, viktimës i morën 8 mijë euro

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për një grabitje që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Fushë Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:03, në rrugën “Nëna Terezë”.

Të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, dyshohet se e kanë sulmuar një qytetar duke i hedhur sprej dhe më pas i kanë grabitur çantën e krahut, në të cilën gjendeshin 8 mijë euro.

Pas identifikimit dhe arrestimit, katër të dyshuarit janë intervistuar në stacionin policor. Me vendim të prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore.

 

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika