Greva e minatorëve të Trepçës, një nga minatorët pëson sulm kardiak

Miftar Mehmeti, një nga minatorët grevistë të Trepçës, ka pësuar sulm kardiak mëngjesin e së hënës.

Kështu ka treguar vetë ai përmes një postimi në Facebook, teksa ka kërkuar nga qytetarët dhe Qeveria që të ndihmojnë minatorët sepse sipas tij, ka edhe shumë minatorë të tjerë që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Miq të dashur, ju lus të luteni për shëndetin tim. Nuk jam mirë me shëndet. Shëndeti mu rëndua sot në horizontin e 10  gjatë faljes së Namazit të Sabahut e pata një sulm të vogël kardiak. Pas intervenimit të stafit të emergjencës, stafit mjekësor, gjendja më është stabilizuar por prapë po kam probleme herë pas here. I lus të gjithë ata që munden të bëjnë diçka për minatorët, shumë prej tyre janë të sëmurë, ktheheni kokën kah minatorët, ju lus juve Qeveri e Kosovës dhe të tjerëve që keni mundësi”, shkroi ai.

May be an image of 2 people and beard

Menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që t’i suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës, Ibrahim Jonuzin, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator.

Vendimi u është komunikuar përmes telefonit vetëm pak minuta më parë.

Sindikata ka bërë të ditur për RTV Dukagjinin se nuk u është thënë arsyeja e suspendimit dhe ende nuk kanë marrë një vendim zyrtar.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika