Grevat e flotistëve në miniera, pas Artanës ndëshkohet edhe Kishnica

Punëtorët e Kishnicës, ashtu si ata të Artanës, janë ndëshkuar financiarisht për grevën që mbajtën, duke marrë paga të prera – deri në 200 euro më pak. Ata e quajnë këtë një padrejtësi nga menaxhmenti i Trepçës, që nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë, avokatët thonë se zbritja e pagave është e ligjshme vetëm për ditët e grevës, por jo më shumë. As Qeveria në detyrë e as Kryeministri Kurti nuk kanë dhënë përgjigje për këtë situatë

Fatin e njëjtë si të flotistëve të Artanës e kanë pësuar edhe ata të Kishnicës.

Një javë pasi flotistët e Artanës i pranuan pagat e përgjysmuara, e njëjta ka ndodhur edhe për kolegët e tyre të Kishnicës, një ditë më parë.

E të mërzitur, në fjalë të pakta, ata thonë se kjo situatë ishte e pritshme.

”Na kanë ndëshkuar si Artanën, dikujt 200 euro më pak, dikujt 120. Normalisht jemi zhgënjy shumë”, ka thënë Xhevdet Zymeri nga Sindikata në Kishnicë.

Për punëtorët e tjerë, jeta është bërë e vështirë ekonomikisht e më shumë po e vështirëson edhe menaxhmenti i Trepçës.

”Kjo është një padrejtësi shumë e madhe nga menaxhmenti i Trepçës sepse punëtorët kanë kërkuar gjënë elementare dhe të iu ndalet kjo mundësi, është padrejtësi tejet e madhe. Duhet ndërhyrë organet. S’kanë klrkuar kushte e as gjë të pamundur, kanë kërku pagën”, ka thënë Valdete Shabani, punëtore në Kishnicë.

Pyetjeve siç ka ndodhur rëndom javëve të fundit, nuk i është përgjigjur as kryeshefi ekzekutiv, Faton Ahmeti.

Ndonëse punëtorët e konsiderojnë të jashtëligjshme, avokatë thonë se është e kundërta.

”Sipas ligjit për greva, punëdhënësi ka të drejtë që për ditët që nuk kanë punuar punëtorët të bëjë zbritje për ditët që nuk kanë punuar por jo më shumë. Nëse zbritja është bërë përtej ditëve që kanë grevuar, atëherë është i kundërligjshëm”, ka thënë avokati Azdren Bytyqi.

Gatishmëri për të ndihmuar nuk ka treguar Qeveria në detyrë e Kosovës e cila nuk i është përgjigjur pyetjeve të televizionit.

As vet kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka dashur të flas për këtë gjatë një aktiviteti zyrtar.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika