Gruaja e ish-policit Arbnor Spahiu bën thirrje për ndihmë financiare

Jeta Spahiu, bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu, i arrestuar muaj më parë në Serbi nën akuza të fabrikuara, ka bërë thirrje publike për ndihmë financiare.

Ajo ka shpërndarë një apel në rrjetet sociale, duke kërkuar mbështetje për përballimin e shpenzimeve gjyqësore.

Në thirrjen e saj, Jeta Spahiu thekson se familja është përballur për muaj të tërë me një situatë të rëndë e të kushtueshme dhe se rritja e shpenzimeve i ka çuar në pikën ku nuk mund t’ia dalin më. Ajo apelon tek bashkëkombësit, të afërmit dhe miqtë që të kontribuojnë, duke theksuar se çdo ndihmë, sado e vogël, ka vlerë të madhe në këtë betejë për drejtësi.

Sipas saj, të gjitha kontributet do të shkojnë drejtpërdrejt për mbulimin e kostove gjyqësore dhe shpenzimeve të avokatëve.

Ndihmat financiare mund të derdhen në llogarinë bankare të bashkëshortes së Arbnorit, Arjeta Spahiu, në Raiffeisen Bank Kosovo:

  • IBAN: XK051507011002518930

  • Emri: Arjeta Spahiu

  • SWIFT: RBKXKPRXXX

“Shpresojmë që me mbështetjen tuaj të vazhdojmë këtë rrugë drejt së vërtetës dhe lirimit të Arbnorit. Vetëm së bashku mund ta përballojmë këtë sfidë”, thuhet në apelin e saj.

Familja e falënderon publikisht të gjithë ata që deri më tani kanë treguar solidaritet dhe kurajë, duke theksuar se çdo ndihmë është një shpresë më shumë për drejtësi.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika