Gucati: Gjykata Speciale po deformon historinë tonë

Mijëra qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, rajoni dhe diaspora po marrin pjesë në protestën kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të drejtuesve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim atje.

Në protestën në sheshin “Skenderbeu”, organizuar nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së, Hysni Gucati theksoi se Gjykata Speciale po deformon historinë tonë.

Ai ka thënë se “nuk ka gjykatë që mund t’i fshijë gjurmët e gjenocidit serb”.

“Sot, veteranët e UÇK-së ikeni bërë shumë krenarë që jeni bashkuar, kundër një gjykate anti-shtetit të Kosovës. Ne e kemi ditur se do të jemi bashkë gjithmonë kur rrezikohet dinjiteti ynë. Gjykata Speciale po deformon historinë tonë”.

“E vërteta është krejt tjetër. Kjo gjykatë po i gjykon aleatët e NATO-s, Hashimin, Kadrin, Jakupin dhe Rexhepin”.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është luftë politike. Penalizimi i luftës së UÇK-së është i padrejtë. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet një nga luftërat më të pastra në historinë moderne. Kjo gjykatë, që nga fillimi, më shumë i ka shërbyer Serbisë. E vërteta nuk fshihet dot”.

“Nuk ka gjykatë që mund t’i fshijë gjurmët e gjenocidit serb”, tha Gucati.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Të fundit nga rubrika