Gucati në Ditën e Veteranit: Kemi problem me institucionet tona, nuk e bën ligjin për vlerat e luftës

Me rastin e shënimit të Ditës së Veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari në Prekaz”, që siç e quajti kryetari i OVL- UÇK’së, Hysni Gucati vendi i shkëndijave të para të luftës, raporton Ekonomia Online.

Por Gucati ka thënë se në këtë ditë nuk ndihen edhe aq të lirë, mbi arsyen se institucionet e Republikës së Kosovës nuk e kanë miratuar ligjin për vlerat e luftës.

“Mu në këtë vend para 34 viteve, kanë qenë shkëndijat e para të lirisë dhe mund të them luftës së parë frontale të bacës Shaban me dy djemtë me Hamzën dhe Adem dhe rrethi i gjithë Jasharit u përballen me forcat çetnike parlamentare serbe që luftuan për ditën e sotit. Dhe ne sot si veteranë nuk e ndjejmë vetën aq të lirë për arsye se ende kemi problem me institucionet tona ku ligji për vlerat e luftë nuk është bërë ende”, tha Gucati.

Kjo festë u konsiderua e mangët edhe mbi faktin se ish-krerët e UÇK’së Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi po mbahen padrejtësisht në paraburgimin në Hagë tash e më shumë se pesë vjet.

“Këtë festë që festojmë sot e kemi të mangët sepse njerëzit që e kanë udhëhequr luftën, paqen, janë në qendër të paraburgimit në Hage. Kjo festë është e mangët për ne, pa atë njerëz që luftuan për vendin tonë. Unë në emër ttim dhe shokëve tonë, ia uroj Ditë e Veteranit familjeve të dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së”, deklaroi Gucati.

Homazhe përkujtimore do të organizohen edhe në lokacione të tjera anembanë Kosovës, nga degët e OVL UÇK-së në secilin qytet./EO

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika