Gucati: Në protestën e 17 shkurtit pritet të jenë presidentët Begaj e Osmani

Më 17 shkurt, në përvjetorin e 18-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të organizohet një protestë mbarëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Për këtë organizim ka folur Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK, i cili, në një bisedë për Euronews Albania, ka thënë se pret që pjesëmarrës të jenë presidentët e dy shteteve shqiptare, Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani.

“Deri më tani, nuk është zyrtare, por në bazë të informacioneve, presim presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj bashkë me presidenten Vjosa Osmanin t’i bashkëngjiten protestës në Prishtinë.

Taulant Balla do të jetë pjesë e protestës, sikurse edhe shumë deputetë nga të gjitha partitë politike në Shqipëri. Po ashtu, edhe studentë nga universitetet e Shqipërisë, të cilët do të vijnë në mënyrë të organizuar”, deklaroi Gucati.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika