Gucati nuk merr pjesë në varrimin e babait të tij

Në varrezat e fshatit Marinë të Komunës së Skenderajt, është dhënë lamtumira e fundit, veteranit dhe babait të ish kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucatit. Në ceremoninë e varrimit nuk mori pjesë ky i fundit, derisa Dhomat e Specializuara nuk kanë dhënë detaje nëse Gucati do të jetë pranë familjes së tij

Dhjetë ditë pasi Gjykata Speciale e dënoi me 4 vjet e gjysmë burgim, kryetarit të OVL UÇK-së, Hysni Gucatit i vdiq babai.

Por, Gucati nuk ishte në mesin e familjarëve për t’i dhënë lamtumirën e fundit babait të tij, Avdullah Gucati, i cili u varros të shtunën në Marinë të Skenderajt.

Hysni Gucati

Specialja, e kontaktuar nga RTV Dukagjini nuk ka treguar nëse Gucati do të lejohet të vizitojë familjen e tij ditëve në vijim.

Avdullah Gucatit iu dha lamtumira e fundit me nderime të larta ushtarake.

Madje ky hoxhë, veprën e Gucatit gjatë kohës kur shërbeu si ushtar i UÇK-së, e nderoi në këtë mënyrë.

Kontributin e tij e vlerësoi lart edhe Faton Klinaku, ushtrues i detyrës së kryetarit të OVL UCK-së.

Faton Klinaku

Ndërsa, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura tha se Gjykata Speciale po merr vendime të padrejta.

Fadil Nura

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe atyre lokale.

Derisa po mbahej në paraburgim në Hagë, Hysni Gucati u lejua nga Specialja të vizitojë babain e tij në spital.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika