Gucati: Qeveria po hesht dhe po i lë luftëtarët e UÇK-së pa mbrojtje

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka kritikuar ashpër Qeverinë në detyrë, duke e cilësuar si të padrejtë dhe të njëanshëm ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

Në një konferencë për media, Hysni Gucati dhe Xhavit Jashari kanë theksuar dy çështje të rënda që, sipas tyre, janë tregues të dështimit institucional; mungesa e fondeve për mbrojtjen juridike në Hagë dhe vendimi i Apelit për listën e veteranëve.

Gucati ka përmendur se OVL-UÇK i ka dërguar një letër zyrtare Ministres në detyrë të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke kërkuar urgjentisht mjete financiare shtesë për të mbështetur mbrojtjen juridike të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Ne iu kemi drejtuar Albulena Haxhiut, nuk di a është ministre apo deputete – kanë mbetur as në tokë e as në qiell. Por kemi kërkuar mjete shtesë, sepse çmimi tavan i vendosur nga qeveria para dy vitesh e gjysmë është turp. Avokatët po largohen nga procesi – ka ikur ai i Veselit, dy të tjerë të Presidentit, dhe askush nuk reagon”, deklaroi Gucati.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka kthyer asnjë përgjigje ndaj kërkesave të tyre.

“Nuk besoj që do të marrim përgjigje, sepse kurrë s’kemi marrë. Dashtë Zoti kjo qeveri ikë krejt prej këtij vendi, se çdo herë e ka përbuzë këtë pjesë të historisë sonë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika