Një familje që po udhëtonte me veturë në rrugën Pejë-Kuqishtë është goditur nga një gurë i madh i cili kishte rrëshqitur.
Si pasojë e kësaj prindërit dhe dy fëmijët kanë pësuar lëndime, por janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Gashi, mes tjerash, bëri të ditur se katër të lënduarit janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.
“Një familje, prindërit dhe dy fëmijët, që ishin në veturë janë goditur nga një gurë goxha i madh. Të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë dhe janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës. Rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente”, tha Gashi.