Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka folur lidhur me sulmin e Shteteve të Bashkuara mbi objektet bërthamore të Iranit, duke e cilësuar atë si “një kthesë të rrezikshme në një rajon që tashmë është i tronditur”.
“Në këtë sallë, vetëm dy ditë më parë, bëra një apel të drejtpërdrejtë: jepini paqes një mundësi. Ky apel nuk u dëgjua”, ka deklaruar Guterres gjatë një takimi emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të dielën.
Ai ka shtuar se ka “dënuar në mënyrë të përsëritur çdo përshkallëzim ushtarak në Lindjen e Mesme” dhe paralajmëroi se popujt e rajonit “nuk mund të përballojnë edhe një cikël tjetër shkatërrimi”.
“Megjithatë, tani po rrezikojmë të futemi në një vorbull hakmarrjesh të pafundme – një vrimë hakmarrjeje nga e cila është shumë vështirë të dilet,” paralajmëroi Guterres, raporton CNN.