Guvernatori i BQK-së: Pavarësisht krizave, kemi arritur të sigurojmë një sistem bankar stabil

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti në përfundim të mandatit 5-vjeçar ka mbajtur një konferencë për media.

Mehmeti ka thënë se me gjithë vështirësitë që janë ballafaquar si institucion, BQK-ja  ka arritur të sigurojë sistem bankar të qëndrueshëm pavarësisht krizave nga pandemia dhe lufta në Kosovë.

“Me gjithë vështirësitë që jemi ballafaquar si institucion dhe unë si guvernator por jam i lumtur të ju informoj se BQK-ja ka arritur të sigurojë sistem bankar të qëndrueshëm pavarësisht krizave nga pandemia dhe lufta në Ukrainë”, ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ka thënë se sistemi financiar në vend gjatë kësaj periudhe 5-vjeçare ka qenë pozitive në gjithë aspektet.

Sipas tij, BQK-ja ka arritur të sigurojë një sistem financiar stabil.

“Nën udhëheqjen time BQK ka arritur të sigurojë një sistem financiar stabil, një qëndrim i ngjajshëm mund të evidentohet edhe në dokumente të tjera. Performanca ka qenë shumë e kënaqshme dhe rezultatet financiare, sa kam qenë guvernator”.

“Rasti i Monego ka shkuar me ankesë në të gjitha instancat vendore deri në Kushtetuese, është mirë per Kosovësn qe te gjitha kanë vertetuar ligjshmërinë, dhe kemi rastin e IuteCredit, qe ka shkuar ne Arbitrazh që shkojë në favor të BQK”, ka vijuar ai.

Mehmeti, BQK-në e ka vlerësuar si shtyllë kryesore të individëve dhe ekonomisë, duke thënë se sistemi financiar në vend ka pasur sukses dhe rritje të vazhdueshme.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika