Hajdar Beqa ftohet për intervistim nga Prokuroria

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, është ftuar nga Prokuroria për intervistim në lidhje me dhunën në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka bërë të ditur se është ftuar nga Prokuroria për intervistim.

Ftesën e intervistimit ai e konfirmoi në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, teksa shtoi se është i gatshëm të shkojë të deklarohet në Prokurori.

“Jam i gatshëm të shkoj qysh nesër, nëse kanë kohë ata, dhe ta jap një deklaratë”, ka thënë ai.

Ftesë për intervistim nga Prokuroria ka marrë edhe kolegu i tij nga PDK, Mërgim Lushtaku, për shkak të dhunës së shkaktuar në Kuvendin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika