Hajdari takohet me kryetarin e Dragashit, diskutojnë për projektet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini. Në këtë takim u diskutua për projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin

Pamje nga takimi

Këtë të shtune, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.

Në këtë takim u diskutua për projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik, e në veçanti për turizmin.

“Në ambientet e komunës në Dragash, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, është takuar me kryetarin e kësaj komune, z. Bexhet Xheladini. Temë e diskutimit ishin projektet me prioritet në zhvillimin ekonomik e në veçanti për turizmin, meqë komuna e Dragashit, karakterizohet nga zona të mrekullueshme që mund të jenë destinacion potencial për turistët”, njofton Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Temë diskutimi në takimin në mes të ministres Hajdari dhe kryetarit Xheladini ishte edhe mbështetja ndaj prodhuesve vendorë.

“Po ashtu u diskutua edhe për mbështetjen ndaj prodhuesve vendor, me ç’rast ministrja Hajdari e njoftoi kryetarin Xheladini lidhur me Politikën Industriale 2030 dhe instrumentet mbështetëse për ndërmarrjet tona që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka hartuar dhe zbatuar gjatë dy viteve të fundit, pikërisht me qëllimin që industria e Kosovës të shndërrohet në një industri të zhvilluar dhe më të integruar globalisht”, njofton MINT.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se ministrja Hajdari dhe kryetari Xheladini u pajtuan për takimin e radhës për diskutim në projektet e turizmit dhe të tjera.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika