Hajdari thotë se Lladrovci s’është PDK: Nisja punës e mos bëj skena, z. viktimë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari, ka reaguar ndaj deklaratës së Ramiz Lladrovcit, i cili gjatë ditës së djeshme hapi simbolikisht zyrat e vjetra të PDK-së në qytet, duke thënë se po rikthehej në parti.

Hajdari e ka cilësuar këtë veprim si manipulim, duke thënë se ambienti në të cilin është paraqitur Lladrovci nuk është pronë e PDK-së, por e një familjari të tij.

“Nuk është “kthyer” z. Lladrovci në zyrat e PDK-së sepse zyrat e PDK-së nuk janë aty. Ai lokal është pronë private e familjarit të vet. Atë ambient ai mund ta përdor për subjektin e vet politik e nëse do mund ta inkorporojë edhe Vetëvendosjen që i ndihmoi në zgjedhje, por ato zyre veç të PDK-së nuk janë”, ka thënë Hajdari.

“Kemi qenë në proces zgjedhor, të cilin nuk e kemi fituar dhe gjithmonë e respektojmë verdiktin e qytetarit. PDK sot në Drenas është në opozitë. Kaq e thjeshtë është. Tjerat janë manipulim i pastër”, ka shtuar ai.

Hajdari e kritikoi Lladrovcin për, siç tha ai, “sjellje arrogante dhe viktimizuese”, duke i bërë thirrje që të nisë punën si kryetar dhe të mos e përdor fitoren për përplasje politike.

“Jo më vonë se të nesërmen e ditës së zgjedhjeve, si kundërkandidat e kam uruar për fitoren. Shko në zyrën e kryetarit dhe fillo punën për të cilën je votuar. Këto skena s’i kanë hije askujt, aq më pak demokracisë e edhe më pak Drenasit…

Kontributi im për Drenasin është dhe do të jetë në çdo rrethanë. Nuk kam kurrfarë hatërmbetjeje me qytetarin tim sepse për dallim prej z. Lladrovci, unë këtë vend e dua pa kushte, e jo veç nga pushteti.
Nuk matet kontributi me “a ka pru libra”. Ku po e din a kam sjellë libra, kur s’e lexon asnjë?
I zënë me “milunat”, nuk po di as të fitojë me dinjitet.
Me çdo kusht përplasje, me çdo kusht viktimizim.
PDK ka qenë e sinqertë prej fillimit me qytetarin. Ai nuk është PDK. Këtë nuk e ndërron rezultati zgjedhor. Ne kemi garuar për kryetar komune, jo për degën e PDK-së.
Ajo që njerëzit si ai pa vetëdije politike nuk e kuptojnë, është që në demokraci, kur votohet për kryetar komune, nuk votohet edhe për mbret, edhe për mbretëreshë, edhe për kryetar dege, anëtar dege, e çka jo tjetër. Zgjedhjet kanë qenë veç për kryetar komune. Ta kemi uruar të gjithë.
Nisja punës e mos bëj skena, z. viktimë!”, ka shtuar Hajdari.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika