“Hajde Folim” dhe Dukagjini Bookstore, duke njohur rëndësinë e shëndetit mendor, sidomos në kohërat që jetojmë, kanë bashkuar forcat për të sjellë ditarin “Hajde Folim me Veten” për shoqërinë shqipfolëse në mbarë botën.
Ditari është i dizajnuar si rezultat i një pune të gjatë dhe kreative më shumë se 1-vjeçare që synon të ngrejë vetëdijen dhe shkathtësitë e komunitetit për një mirëqenie mendore më të mirë dhe është një mjet që stimulon reflektimin mbi gjërat që na bëjnë të lumtur.
![]()
Ditari “Hajde Folim me veten” është produkti i parë i këtij lloji në gjuhën shqipe dhe është i dizajnuar me kujdes të veçantë nga profesionistë të mirëqenies mendore dhe të inovacionit social për të qenë i kuptueshëm dhe i dobishëm për audiencën shqipfolëse, duke marrë parasysh kontekstin kulturor të shoqërisë sonë dhe sensitivitetin që ka shëndeti mendor.
Ditari “Hajde Folim me veten”, ka përmbajtje e cila është e përshtatshme dhe e kuptueshme nga grupmosha të ndryshme. Ky ditar i jep mundësi secilit person që të shkruajë në mënyrë autentike dhe kësisoj i mundëson secilit person të jetë vetja në atë që shkruan; duke e bërë një produk të nevojshëm dhe përdorshëm për të gjithë.
![]()
Ditari është i strukturuar në mënyrë të atillë që të ofrojë një balancë të domosdoshme në mes të hapësirës për mendim dhe veprim, përmes përmbajtjes së teknikave të përshtatura nga fusha e psikologjisë, të tilla sikurse teknikat e Terapisë Kognitivo-Biheviorale dhe qasjeve të tjerave terapeutike, gjithmonë në përshtatshmëri me kontekstin kulturor dhe qëllimet e përgjithshme të ditarit.
Teknikat dhe pyetjet e ndryshme stimuluese në këtë ditar mund të drejtojnë njerëzit në njohjen e gjërave për të cilat ata duhet të jenë falënderues, njohjen e problemeve në mënyrë të shëndetshme dhe në lehtësimin e përjetimeve negative emocionale të tyre.
Ditari është krijuar në atë mënyrë që të japë ndjesinë e një rrugëtimi për reflektim dhe veprim në gjërat që rrisin mirëqenien tonë psikologjike dhe rrisin vetëdijësimin shoqëror; në një periudhe ku shoqëria ka shumë nevojë të dijë më shumë për shëndetin mendor dhe të nxisë njerëzit ta shohin shëndetin mendor për rëndësinë që ka.
![]()
Nga data 18 tetor, ditarin mund ta blini fizikisht në dy pikat e librarisë “Dukagjini” në sheshin “Nënë Tereza” dhe “Prishtina Mall”.
Gjithashtu, librin mund ta porosisni online përmes rrjeteve sociale të librarisë “Dukagjini” dhe website-it https://dukagjinibooks.com/.