Hajrulla Çeku kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia, i cili tha se zgjedhja e Çekut është bërë unanimisht nga qendra e partisë në kryeqytet.

“Hajrulla Çeku do të jetë kandidati ynë për Prishtinën. Kjo u vendos unanimisht nga qendra e VV-së në kryeqytet”, deklaroi Vitia.

Kandidatura e tij është përkrahur edhe nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili e quajti Çekun si një njeri të kulturës dhe patriotizmit.

Vetëvendosje synon ta rikthejë qeverisjen e Prishtinës pas katër vjetëve, që nga humbja në vitin 2021, kur Arben Vitia u mposht në balotazh nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika