Halimi: Emancipimi i grave po reduktohet në “performancë” politike

Sibel Halimi, Drejtoresha e Kulturës në Prishtinë dhe sociologe, ka reaguar lidhur me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe dy propozimet e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit – Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën.

Në një postim kritik në Facebook, ajo ka theksuar se ky ngërç institucional nuk është vetëm krizë politike, por një tregues i regresit të emancipimit shoqëror.

“Moskonstituimi i Kuvendit nuk është vetëm krizë institucionale; është edhe simptomë e një regresi më të thellë të emancipimit shoqëror”, ka shkruar Halimi në Facebook.

Ajo nënvizon se gratë, edhe pse të vendosura në qendër të këtyre përplasjesh politike, po paraqiten më shumë si figura të instrumentalizuara në lojën e pushtetit, e jo si subjekte të lirisë.

Duke iu referuar teorisë së Judith Butler-it, Halimi thotë se subjektet nuk lindin thjesht, por prodhohen përmes praktikave diskursive e politike – dhe se politika aktuale po e riciklon praninë e grave si rol të skenarizuar, jo si hapësirë të vërtetë të veprimit.

“Përfaqësimi shndërrohet në një performativitet të zbrazët: gratë janë aty, por jo si fuqi transformuese; janë aty, por jo si zë që e ndryshojnë rendin. Në këtë ironi të hidhur, emancipimi kthehet në iluzion, ndërsa prania e grave bëhet maskë e mungesës së vërtetë të barazisë”, thekson Halimi.

Në fund, ajo e quan fatkeqësi faktin që ky regres mori trajtë konkrete në paraqitjen e ish-kryetarit të Kuvendit, duke e konsideruar situatën si dëshmi të mëtejshme të instrumentalizimit politik të grave në Kosovë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika