Halimi: Në Kodrën e Trimave po ndërtohet qendra moderne e kulturës dhe biblioteka

Ndërtohet qendra e kulturës në Kodrën e Trimave

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka njoftuar se në lagjen “Kodra e Trimave” është duke u ndërtuar një qendër e re kulture dhe një degë e bibliotekës.

Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Halimi tha se kjo hapësirë e re do të jetë moderne dhe do të shërbejë si një vend ku të rinjtë do të gjejnë strehë për mendimin e lirë dhe forcë për të ndërtuar botën e tyre.

“Një hapësirë moderne ku të rinjtë do të gjejnë strehën e mendimit të lirë dhe forcën për të ndërtuar botën e tyre”, është mesazhi i saj.

Ky projekt pritet të ofrojë mundësi të reja për komunitetin lokal, duke e bërë kulturën dhe librin më të qasshëm për banorët e lagjes dhe përtej saj.

Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika