Hamza: Ju garantoj që do t’ua rrisë pagat ushtarëve, profesorëve e mjekëve

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se do t'i rrisë pagat në sektorin publik, sepse, sipas tij, këta punonjës e meritojnë të kenë mirëqenien për vete dhe për familjet e tyre

“Unë po ju siguroj dhe garantoj, dhe këtë e dinë edhe mjekët, edhe arsimtarët, edhe mësuesit, edhe profesorët, edhe ushtarët, edhe policët, edhe zjarrëfikësit, edhe shërbyesit civilë që do t’jua rrisë pagat, sepse kanë nevojë që në fund të muajit të kenë mundësi ta kenë mirëqenien për vete dhe familjet e tyre”.

Kështu ka premtuar kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Për shkak të inflacionit, shumë vështirë ata e mbyllin muajin. Paramendoje fundin e muajit me këtë shtrenjtim të energjisë elektrike dhe produkteve bazë”, ka thënë Hamza.

I pyetur se ku do t’i marrë paratë për t’i rritur pagat, ai është përgjigjur duke thënë se “Aty është faji im, është specializimi im”.

Ai është shprehur se nga të gjithë ministrat e Financave, ai i ka pasur raportet më korrekte me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika