Hamza: Pensioni minimal 250€, 0% TVSH për ushqim dhe rrymë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me fjalimin e tij në tubimin përmbyllës të fushatës.

“Gjatë kësaj fushate kam takuar mijëra qytetarë. Kam pasur biseda të këndshme, por edhe të rënda. Megjithatë, një takim nuk do ta harroj kurrë. Një pensionist më tha: “Unë nuk kërkoj luks. Dua vetëm të mos detyrohem që të zgjedh mes ilaçeve dhe ushqimit”. Ky nuk është rasti i vetëm që e kam dëgjuar në këto takime. Sepse, kjo është përditshmëria e shumë familjeve në Kosovë. Frikë nga e tashmja dhe nga e ardhmja. Unë e di çfarë do të thotë ta presësh fundin e muajit. E di çfarë do të thotë t’i numërosh shpenzimet. Të mendosh për faturat, për ushqimin, për shkollën e fëmijëve. Dhe pikërisht për këtë arsye unë dhe Partia Demokratike e Kosovës po e kërkojmë besimin tuaj, votën tuaj. Sepse, ju kuptojmë dhe kemi përgjigje për ju, kemi zgjidhje për ju. Ne nuk premtojmë mrekulli. Por premtojmë vendime të drejta dhe të ndjeshme në xhepin e qytetarit”, ka thënë Hamza.

Ai ka premtuar rritje 50% të pagave, që puna të shpërblehet me dinjitet. Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale, sepse, siç ka thënë Hamza, askush nuk duhet të jetojë në pasiguri.

Hamza ka thënë se pensioni më i ulët do të jetë 250 euro.

“0% TVSH për produktet esenciale, që shporta e familjes të jetë më e përballueshme. 0% TVSH për energjinë elektrike, që fatura të mos jetë barrë. Ulje të tatimit në të ardhura, që më shumë para të mbeten tek ju. Këto janë vendime që ua ndryshojnë jetën. Por, këto ndodhin vetëm nëse ju dilni dhe votoni për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Hamza.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika