Hamza për çështjen e dinarit: Nuk duhet t’i surprizojmë partnerët ndërkombëtarë

“Nuk kem nevojë t’i surprizojmë partnerët, të bëjmë veprime pa një plan të qartë, duhet me gjetë momentin kur duhet të ndodhin vendimet", ka thënë Bedri Hamza

Bedri Hamza, PDK

Kandidati i PDK-së, për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se vendimi i BQK-së për dinarin ka qenë legjitim, por sipas tij Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i lë në befasi partnerët ndërkombëtarët.

Hamza në “Debat Plus”, tha po ashtu se duhet të shihet edhe koha e zbatimit të ligjit në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi t’i planifikojnë hapat e tyre.

“Nuk kem nevojë t’i surprizojmë partnerët, të bëjmë veprime pa një plan të qartë, duhet me gjetë momentin kur duhet të ndodhin vendimet. Në bazë të asaj cka vërehet, dhe cka ka ndodhur pastaj, shihet që ka qenë vendim si shumica që është dashtë të diskutohet prezantohet, dhe jam i vetdishëm, që vendimet janë sovrane, ligji duhet të zbatohet, dhe duhet të zbatohet sa më mirë, duke pasur në konsideratë edhe kohën e  zbatimeve, që qytetarët të kenë mundësi t’i bëjnë planifikimet e tyre dhe të mos vendosen në situatë të pakëndshme”, tha Hamza në “Debat Plus”.

Hamza tha se për shkak të mungesës së vullnetit politik në Serbi kjo çështje është komplikuar.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika