Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gjendjen e tyre

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka bërë të ditur se sot paradite ka qenë te rezervuarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” për ta parë nga afër gjendjen e tyre.

Hamza ka falënderuar të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt.

“I falënderoj të gjithë zyrtarët që po angazhohen në vendngjarje për sanimin e dëmit, qytetarët për durimin, mirëkuptimin e maturinë dhe mediat për raportimin korrekt. U jam mirënjohës të gjithë partnerëve ndërkombëtarë për reagimet e tyre të shpejta dhe të vendosura për zhvillimet në veriun e vendit”.

“Siguria e qytetarëve, siguria e infrastrukturës publike, ruajtja e rendit dhe rikthimi i normalitetit duhet të jenë prioritete absolute për të gjithë ne”, shkroi tutje Hamza.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika