Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër në katër vitet e ardhshme, Bedri Hamza, ka akuzuar qeverinë në detyrë për krizat e vendit dhe përçarje.
Hamza, në një video që në përmbajtje kishte lajme nga mediat lidhur me akuzat në përfshirje të veprave penale nga qeveritarët në detyrë, ka thënë se personalisht nuk është beson në politikë që përçan.
Kësisoj, Hamza u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen për ta çuar Kosovën përpara.
“A nuk jeni lodhur ende nga përçarjet dhe krizat? Unë po! Sepse kur jemi të ndarë, humbim të gjithë. Humb qytetari, humb shteti, humb Kosova. Unë nuk besoj në politikë që përçan, unë besoj në bashkim sepse vetëm bashkë jemi më të fortë – vetëm bashkë fitojmë. Ju ftoj të më bashkoheni për ta çuar Kosovën përpara”, ka thënë Hamza.