Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Fuqizimi i sektorit privat, prioritet i qeverisë sime

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot disa biznese në qytetin e Gjakovës, ku është takuar me përfaqësues të sektorit privat dhe punëtorë.

Gjatë vizitës te bizneset Heinze, Geli Fruits, G4SHI dhe Nertili, Hamza ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për bizneset vendore dhe ka theksuar rolin kyç të tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Si Kryeministër, do të jem partner dhe aleat i fuqishëm i sektorit privat, me investime, grante dhe mbështetje institucionale, në mënyrë që bizneset të përmirësojnë kushtet e punës dhe të rrisin pagat për punëtorët e sektorit privat,” ka deklaruar Hamza.

Ai ka bërë edhe zotime konkrete në favor të bizneseve dhe qytetarëve. Së pari, Hamza ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për rritjen e tatimit në pronë për objektet afariste, të miratuar nga qeveria aktuale.

“Ligjin për rritjen e tatimit në pronë do ta ndryshojmë, në mënyrë që barra financiare të mos rëndojë mbi bizneset,” ka theksuar ai.

Po ashtu, Hamza ka njoftuar se qeveria e tij do të heqë TVSH-në për energjinë elektrike, me qëllim të uljes së faturave për qytetarët dhe bizneset.

“Do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, që qytetarët dhe bizneset të paguajnë fatura më të ulëta të energjisë,” ka shtuar Hamza.

Kryetari i PDK-së ka bërë të ditur se ka nisur një tur nëpër qytetet e Kosovës, për t’u takuar drejtpërdrejt me qytetarë dhe biznese, si dhe për të shpalosur programin e tij për punë, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika