Hapen sportelet në kufirin me Kroacinë, procedurat mund të ngadalësohen nga sistemi i ri i BE-së

Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb ka njoftuar se po e monitoron nga afër situatën në pikat kufitare të Kroacisë me Serbinë dhe Malin e Zi, ku ka qenë e pranishme edhe me përfaqësues zyrtarë.

Sipas ambasadës, aktualisht situata në këto pika kufitare është stabile.

Sipas njoftimit, pas një bisede telefonike ndërmjet ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, dhe homologut të tij kroat, Davor Bozhinoviq, janë hapur të gjitha sportelet në kalimet kufitare kroate.

Kjo ndihmon në lehtësimin e qarkullimit të udhëtarëve.

Megjithatë, ambasada paralajmëron se procedurat mund të jenë më të ngadalta për shkak të zbatimit të Sistemit Evropian të Hyrjes/Daljes (EES).

Ky sistem i ri digjital i Bashkimit Evropian regjistron hyrjet dhe daljet e shtetasve të vendeve të treta në zonën Shengen dhe ka hyrë në fuqi më 12 tetor 2025.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika