Hapet aplikimi, 1 milion euro për bursa për studentët e universiteteve publike

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se një milion euro do të ndahen për bursa për studentët e universiteteve publike, të nivelit bachelor dhe master

Ilustrim





Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se një milion euro do të ndahen për studentët e universiteteve publike, në programet Bachelor dhe Master për vitin akademik 2022-2023.

“Arsimi është prioritet i Qeverisë”, ka shkruar të mërkurën Nagavci në Facebook.

Nagavci ka thënë se përkrahja për studentët do të vazhdojë, ashtu si edhe angazhimi i pandalur për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsim.

Ky konkurs do të jetë i hapur deri më 2 nëntor.

Në ndërkohë, gjatë ditës së mërkurë në ceremoninë e organizuar nga MAShTI, Nagavci së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndanë shpërblime për sukseset e treguara të nxënësve në garat e matematikës dhe të fizikës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje kishte bërë të ditur se është nisur për në Gjakovë për vënien e gurthemelit të një shkolle dhe çerdheje, gjersa ka shtuar se “E ardhmja e shtetit, ekonomisë dhe shoqërisë sonë mbarë varet nga arsimimi”.

Kurti: E ardhmja e shtetit dhe shoqërisë sonë varet nga arsimimi

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika