Hapet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë në Prishtinë

Mbrëmë në ambientet e Hotelit Grand është hapur zyrtarisht Festivali Ndërkombëtar i Fotografisë, duke shënuar fillimin e edicionit të tretë të këtij udhëtimi unik përmes fuqisë së rrëfimit vizual.

Për disa ditë me radhë, Kryeqyteti do të shndërrohet në një qendër të gjallë të artit fotografik ndërkombëtar, me 12 ekspozita dhe mbi 30 ngjarje që bashkojnë histori, emocione dhe përjetime të shumëfishta nga artistë të vendeve të ndryshme.

Në këtë edicion, artistët e ftuar zhvillojnë një dialog të ndjeshëm për artin, kujtesën dhe imazhin, duke e parë fotografinë si një gjuhë që formëson të tashmen dhe përfytyron të ardhmen.

Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, theksoi rëndësinë e këtij festivali si një platformë që nxit krijimtarinë artistike dhe komunikimin ndërkulturor:

“Festivali i Fotografisë është më shumë se një ekspozitë imazhesh – është një hapësirë reflektimi dhe bashkëbisedimi për mënyrën si e shohim botën dhe si e tregojmë historinë tonë përmes objektivit të kamerës”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky festival është mbështetur nga Komuna e Prishtinës, dhe për disa ditë do ta bëjë qytetin një pikëtakim të fotografëve, kritikëve të artit dhe publikut që e ndjek me pasion artin e imazhit.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika