Hapet një gropë në fushën e lojës në ndeshjen Austri-Danimarkë

Një gropë konsiderueshëm e madhe është hapur gjate kohës kur po zhvillohej ndeshja në mes të kombëtares së Austrisë dhe Danimarkës

ilustrim

Ndeshja në mes Austrisë dhe Danimarkës që u zhvillua në stadiumin Ernst-Happel, ishte me probleme nga fillimi i lojës, ku fillimi i lojës u shty për 90 minuta për shkak të fikjes se dritave.

Pasi tifozët dhe shikuesit tashmë ishin vendosur në ulset e tyre dhe po e pritinin me padurim fillimin e ndeshjes që ishte shtyrë për 90 minuta, prapë dritat u fiken dhe stadiumi mbeti në errësirë, raporton SportBible.

Loja nuk filloi deri në orën 22:15 dhe pastaj u zhvillua pa probleme duke përfunduar me fitoren e Danimarkës, dhe me humbjen e parë të Ralf Agnick si trajner i Austrisë.

Ndërsa loja shkoi pa probleme, vetëm në përfundim të lojës u shfaq një problem tjetër. Pranë rrethit qendror në mes te fushës u hap një gropë. Lojtarët lajmëruan zyrtarët e fushës dhe për fat të mirë ndeshja kishte përfunduar pasi mund të kishte shkaktuar lëndime të mëdha te ndonjë lojëtar, nëse do të ishte shfaqur disa minuta më herët.

Anësori i Danimarkës Adreas Skov Olsen u hodh brenda, dhe iu fundos gati gjysma e këmbës në gropë.

Gropa e hapur në ndeshjen Austri-Danimarkë

 

 

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika