Haradinaj: Akti më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës -AAK], Ramush Haradinaj ka reaguar për sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, duke thënë se shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” u shpreh se përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës

“I vlerësoj lartë institucionet e Sigurisë dhe emergjencave për reagimin e shpejtë e të vendosur në vendosjen nën kontroll të situatës në veri të vendit. Përgjegjesit duhet ta marrin përgjigjen e merituar. Qëndrojmë afër dhe të vendosur si kurrë më parë në mbështetje të Policisë, AKI-së, Zjarrfikësve dhe tërë asaj armate të emergjencave që po e bëjnë këtë punë. Sulmi i mbrëmshëm me përmasa terroriste ndaj infrastrukturës së ujit në veri, shënon aktin më barbar kundër Kosovës në krejt periudhën e pasluftës dhe është sulm i drejtpërdrejtë ndaj popullit të Kosovës. Ai për cak ka pasur nxjerrjen jashtë funksionit të dy segmenteve jetike, furnizimin me ujë dhe energji, me qëllim shkaktimin e një krize me përmasa të paparashikueshme. Skenarë të tillë sot shohim veç në agresionin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj theksoi se kjo situatë është më serioze sesa një “luftë hibride”.

“Prandaj sot, përpos dënimit me forcë ndaj këtij sulmi terrorist, gjithë energjitë tona duhet të fokusohen në zbulimin dhe kapjen e kriminelëve dhe në zbardhjen e skenarëve për destabilizimin e Kosovës. Për këtë qëllim e kemi të domosdoshme edhe ndihmën e partnerëve strategjikë të sigurisë, apo një hetim ndërkombëtar. Situata e krijuar është shumë më serioze se një luftë hibride, apo propagande kundër opozitës, medias e analistëve, siç po provon ta devijojë Kryeministri. Sulmet me përmasa agresioni kundër vendit tënd, nuk janë kalkulator për vota. Në mbrojtje të Kosovës, me çdo çmim!”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika