Haradinaj del me tre propozime në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë me tre kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës, në lidhje me dialogun me Serbinë i cili do të zhvillohet me 18 gusht në Bruksel

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka drejtuar tre propozime Qeverisë së Kosovës, në lidhje me një marrëveshje të mundshme me Serbinë.

Propozimi numër një i Haradinajt ka të bëjë me komunikimin e Qeverisë së Kosovës, me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe me serbët e veriut.

“Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator”, thuhet në shkrimin e Haradinajt.

Propozimi i dytë, është që palët të përmbahen pas takimit të 18 gushtit dhe të mos përdoret “retorikë luftënxitëse”.

Dhe propozimi i tretë dhe i fundit, është që udhëheqësit e Bashkimit Evropian, ta dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në mënyrë që ai t’i ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë, për marrëveshjen finale me njohje reciproke.

“Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë”, thuhet në reagimin e Haradinajt.

Në fund, Haradinaj e ka ripërsëritut kërkesën e tij për miratimin e ligjit të pagave si dhe për beneficionet e policisë së Kosvoës.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika