Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e quajtur “mashtrues” dhe duke thënë se ai po e mban peng vendin.
Në një deklaratë për mediat të enjten, Haradinaj tha se qytetarët po e paguajnë çmimin për besimin që i kanë dhënë Kurtit.
“Po e paguajmë çmimin që i kemi besuar një mashtruesi. Për mua kjo nuk është befasi… Kjo situatë duhet të marrë fund – mashtruesi nuk mund të tallet pa kufi me një vend”, u shpreh Haradinaj.
Ai shtoi se Kosova është bërë peng i një njeriu të vetëm, ndërsa bllokada institucionale nuk mund të zgjasë pa fund.
“Po e mban peng Kosovën dhe kjo s’mund të vazhdojë. Takimet dhe përrallat e tij janë hajgare. Le të mbushen mend një herë e përgjithmonë”, tha ai.