Haradinaj kujton bashkëluftëtarin Fadil Nimani dhe të rënët e 25 majit

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij Nimani si dhe të tjerë të rënë në këtë datë. Ai ka theksuar se historia e Kosovës u shënua nga vetë bijtë e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, Fadil Nimani, e krahas tij, edhe të rënët e tjerë të 25 majit.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta.

“Që nga orët e para të luftës çlirimtare, bashkëluftëtari im, Heroi i Kosovës Fadil Nimani besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta. Ai ishte gjithmonë në vijën e parë të luftës për liri, kudo që e kërkonte nevoja. Do të kujtohet ndër breza për atdhedashurinë dhe qëndresën e palëkundur”, ka thënë ai.

Haradinaj ka kujtuar edhe 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq. Ai ka theksuar se historia e Kosovës u shënua nga vetë bijtë e saj, para të cilëve duhet përulur.

“Po sot, kujtojmë 25-vjetorin e masakrës në Lybeniq, ku u ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj. Më 25 maj 1999, në betejë në Gllavicë të Pejës, në luftë fyt për fyt me armikun, ranë heroikisht bashkëluftëtarët e mi; Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi, e në Kotradiq, Arsim Ramaj. Në të njëjtën ditë, në Zonën e Nerodimes, Brigada 162 “Agim Bajrami” i dha lirisë dëshmorët Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Sadik Guri, Qemal Guri, Nazmi Osmani, Avdullah Baftiu. Në këto luftime armiku ekzekutoi edhe dhjetë motra e vëllezër tanë të paarmatosur. Historia jonë u shkrua nga vet bijtë e bijat e kësaj toke, me shumë mund, përpjekje e sakrificë. Përulemi me nderimet më të larta, para veprës së tyre kulmore, në shërbim të atdheut”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika