Haradinaj kujton Masakrat e Belegut, Irzniqit e Poterqit: Lavdi e përjetshme atyre që me gjak e shkruan historinë tonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kujtuar të rënët në masakrën në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe Poterq të Klinës, dhe ka thënë se Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kujtuar të rënët në masakrën në Beleg e Irzniq të Deçanit dhe Poterq të Klinës.

“Shumë breza sakrifikuan për liri e çlirim, për fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo liri e fituar me shumë dhembje e humbje do të jetë e plotë atëherë kur atdheu është i sigurt”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së duke bërë homazhe tek varrezat

Kreu i AAK-së ka thënë se Kosova në rresht me ushtritë e tjera të NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është dhurata më e mirë për brezin e sotëm dhe ata që vijnë, e po ashtu është nderimi më i madh që mund të bëjmë për të rënët.

Përmendorja e martirëve

Haradinaj ka thënë se po në të njëjtën ditë kur këto masakra kishin ndodhur, kishte marrë lajmin për rënien e 14 bashkëluftëtarëve të tij në një përballje heroike me pushtuesin në Shishman të Bokës.

“Djem të zotë, luftëtarë të dalluar, një pjesë të të cilëve i njoha në frontet e luftës. Lavdi e përjetshme atyre që me gjak e shkruan historinë tonë”, ka thënë i pari i partisë opozitare.

Foto e realizuar nga vendi i ngjarjes

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika