Haradinaj mesazh PDK-së: Kurti po synon t’ju shkatërrojë – Kështu bëri edhe me LDK-në

Ramush Haradinaj, AAK

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka paralajmëruar partinë opozitare PDK-në, duke iu thënë se kryeministri Albin Kurti është duke tentuar t’i shkatërrojë.

Hardinaj në “Five”, e mori si shembull koalicionin e kaluar “Kurti 1”, ku sipas tij, si pasojë LDK kishte rënë në 12 për qind të votave, për shkak të mashtrimeve dhe të manipulimeve të Kurtit.

Sipas Haradinajt, njëjtë po tenton edhe tash duke tentuar që PDK-në ta ndajë nga pjesa tjetër e opozitës e ta marrë afër vetes. Haradinaj theksoi se tashmë është e ditur se Kurti ka imunitet të madh kur bashkëpunon me “armiqtë e tij”.

“Ai nuk është i sinqertë, e ka gradën më të lartë të mashtruesit, është mashtruesi më i zoti që ekziston. Ju kujtohet një kohë që bëri marrëdhënie të mira me LDK-në e Isa Mustafën, përkundër cilësimeve shumë të këqija që ua kishte dhënë. Me atë dashuri e absorboi LDK-në, e lëshoi në 12%. Ai i ofroi LDK-së partneritet që me të cilin e gllabëroi LDK-në. Ai e ka strategjinë si mashtrues, sot Kurti po e shkatërron PDK-në, po e synon, duke e përfshi në agjendën e vet ndaras nga pjesa tjetër e opozitës. Votuesit e PDK-së me mendu që janë bashkë, e nuk ka lidhje a e voton VV-në a PDK-në është strategji, perfide e VV-së. PDK ka strategji, por është vërtetu që Kurti ka imunitet më të madh kur bashkëpunon me armiqtë e vet, armiqtë e Kurtit kur bashkëpunojnë pësojnë më shumë. Ka provë, i ndodhi LDK-së”, tha ai.

Sipas tij, PDK-ja me veprimet e saj po e ndihmon Kurtin ta marrë edhe një mandat tjetër.

“Koalicioni me Nismën është ta ndihmoj krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve. Kur e kam këtë formulu, po tre partitë, kanë formulën e qeverisjes pas zgjedhjeve, atëherë çdo minutë shkojmë në zgjedhje. Por njëri nga ne i ta ndihmojë Kurtin të shkojë në zgjedhje, pa një kontratë mes nesh të ditës së parë pas zgjedhjeve, është një rrezik e mundësi me ia ndihmu Kurtit edhe një mandat. Nëse njëri nga ne e bëjmë një koalicion me Kurtin si të shkojmë në zgjedhje, kur s’është e tërë opozita, atëherë shihet se uniteti ynë pas zgjedhjeve nuk ekziston”, tha ai.

Haradinaj tha se është e domosdoshme një marrëveshje paszgjedhore në mes të partive opozitare.

“Nuk është që nuk komunikojmë… Frika ime është që kur të kryhen zgjedhjet, ne nuk kemi marrëveshje opozitare, në këtë situatë po ia bëjmë të lehtë Kurtit të ndarë, njëri i ka ndihmu me shku në zgjedhje, tjerët jo. Po ia bëjmë më të lehtë të bashkëpunojë me njërin nga ne, dyshimet lindin që PDK po ndihmon…”

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika