Haradinaj në Prekaz: Qëndresa e Familjes Jashari përmbysi shekujt e robërisë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së ka bërë homazhe në Prekaz, duke theksuar se kjo ngjarje historike rikujton përpjekjet e popullit shqiptar për liri ndër shekuj dhe sakrificën e luftëtarëve të rënë.

Haradinaj u shpreh se Epopeja e UÇK-së dëshmon se edhe ëndrrat më të mëdha mund të bëhen realitet kur ekziston vendosmëria dhe besimi, njofton Dukagjini.

Ai theksoi se në Prekaz, në vendin e qëndresës së Adem Jasharit, përkulet i gjithë kombi shqiptar para sakrificës sublime për liri.

“Epopeja e UÇK-së na kujton përpjekjet për liri ndër shekuj, bashkëluftëtarët e rënë dhe na rikujton se edhe ëndrrat më të mëdha bëhen realitet kur je i vendosur dhe në të drejtën e Zotit. Në Prekazin e Komandantit Legjendar Adem Jashari përulemi para sakrificës më sublime për liri dhe përkujtojmë qëndresën heroike që u bë themel i shtetit tonë.vFamilja heroike Jashari, në krye me Komandantin Legjendar Adem Jashari, nuk u përkul para shtypjes dhe okupimit. Qëndresa e tyre përmbysi shekujt e robërisë dhe mbeti përjetësisht në kujtesën e kombit si një rast unik i flijimit për lirinë e atdheut”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika