Haradinaj: Nëse VV e propozojnë Saranda Bogujevcin ose Shqipe Selimin për kryekuvendare, AAK e voton

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ka dakordim të partisë së tij, PDK-së dhe LDK-së për votimin e raportit për mandate, në mënyrë që të mund të vazhdohet me betimin dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nëse emrat si Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje propozohen për të parën e Kuvendit, partia e tij do ta përkrah dhe do ti votojë.

Ndryshe, pak më parë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se “ka ndryshim të gjendjes legale” sa i përket dorëzimit të dorëheqjeve të ministrave dhe kryeministrit.

Sipas tij kërkesa dhe rekomandimi i përfaqësuesit të PDK-së është pranuar që të evidentohet saktësisht në procesverbal që të gjithë ministrat dhe bashkë me ta edhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje

Ai ka shtuar se kjo iu ka krijuar mundësinë për të votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

“Kërkesa dhe rekomandimi i përfaqësuesit të PDK-së është pranuar që të evidentohet saktësisht në procesverbal që të gjithë ministrat dhe bashkë me ta edhe kryeministri kanë dhënë dorëheqje. Dhe tani ka një ndryshim të gjendjes legale, ka një ndryshim të situatës. Që besoj na ka krijuar mundësinë për të votuar raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika