Haradinaj: Nuk do të kalojë projektligji për pagën minimale

Kreu i AAK-së, Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se është turp i madh që njerëzit e zgjedhur nga populli të diskutojnë për një projektligj të pagës minimale, ku janë të përjashtuar veteranët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër pas fjalimit të deputetit Armend Muja, për projektligjin për pagën minimale, ku janë përjashtuar veteranët e luftës së UÇK-së.

Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se është turp i madh, që njerëzit e zgjedhur nga populli si Muja, të arrijnë në këtë pikë që të diskutojnë, për ndryshimin e ligjit të pagës minimale.

“Është turp për krejt juve, edhe për ty Glauk Konfjuca, djali i Sherif Konjufcës, duhet me ju ardh marre që kemi ardhur deri te kjo pikë, që për 35-40 euro të tyre, të vijmë deri në këtë pikë”, ka thënë Haradinaj.

“Është marre, a jeni njerëz a çka jeni? S’keni me mujt me kalu këtë ligj, turp të keni, nuk bën me lujt, me i poshtëru veteranët”, ka vazhduar ai.

Ndërsa, kryeparlamentari Glauk Konjufca i është përgjigjur Haradinajt, duke i thënë se ky është Kuvend, “ku edhe vetë keni qenë Kryeministër”.

Haradinaj, ka replikuar duke thënë “çfarë Kuvendi është ky që i lë veteranët te dera”.

Ndërsa, edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se vendimi që të shkëputet paga minimale nga paga që marrin veteranët dhe disa prej skemave tjera është puro politik.

Kuvendi i Kosovës

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika