Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar një takim konsultues para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ky takim do të thirret me iniciativën e deputetes Time Kadrijaj dhe pritet të zhvillohet me qëllim të diskutimit për kandidatët potencialë, të cilët do të mund të siguronin votën e partive tjera parlamentare.
Sipas Haradinajt, qëllimi i takimit është krijimi i një bashkëpunimi më të gjerë politik për të gjetur zgjidhje konsensuale.