Haradinaj pas takimit me Escobar: Besoj se ky angazhim serioz i ShBA-së do ta shpëtojë situatën në veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se angazhimi serioz i Shteteve të Bashkuara të Amerikës "do ta shpëtojë situatën në veri të vendit"

Ramush Haradinaj dhe Gabriel Escobar





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pas takimit me emisarin amerikan, Gabriel Escobar i shoqëruar nga ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka thënë se janë mjaft të angazhuar dhe të fokusuar për zhvillimet në veri të vendit, duke thënë se kërkesa e tyre është që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit.

Sipas tij, ky angazhim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) do ta “shpëtojë situatën dhe do të na kthejë te marrëveshja finale për njohje Kosovë-Serbi”.

“Sapo përfundova takimin me z. Escobar dhe ambasadorin Hovenier. Mund t’ju them se janë mjaft të fokusuar në zhvillimet në vend, posaçërisht në Veri, me kërkesën eksplicite që të ulen tensionet, të hiqen barrikadat dhe të kthehet normaliteti në atë pjesë të vendit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ka shprehur falënderim ndaj ShBA-së për ndihmën që po i jep Kosovës.

 

 





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika