Haradinaj pas takimit me Osmanin: Folëm për situatën e sigurisë, rreziku në veri vazhdon

Siguria në veri ishte tema kyçe në takimin e presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur i rezervuar për diskutimet në takim.

Ai ka thënë se siguria në veri ishte arsyeja e ftesës së presidentes Osmani.

Haradinaj tha se rreziku për mundësi të eskalimit në veri ekziston sërish.

“Biseda ishte kryesisht lidhur me situatën e sigurisë ne vend gjatë ditëve të fundit, të ndërlidhura me sulmin terrorist që ndodhi më veri ku humbi jetën një epror i Policisë së Kosovës. Kosova edhe në të kaluarën është përballur me situata të sigurisë. Kjo që ndodhi tani është e pastër terrorizëm. Është e logjikshme që të bashkëbisedohet në situata të tilla. Për shkak se rreziku vazhdon edhe me tutje, është prezent rreziku”.

Ai ka përgëzuar e policinë për aksionin në Zveçan, mirëpo, sipas tij, duhet të bëhet kujdes që edhe vendimmarrësit politikë të kryejnë me sukses punën e tyre.

Haradinaj tha se duhet të ketë një kurs të besueshëm me aleatët, pasi vlerësoi që rreziku për sigurinë në veri vazhdon të jetë i lartë.

“Duhet që të bëjmë kujdes që edhe vendimmarrësit politikë ta kryejnë me sukses punën e vet. Përballja me rreziqet e sigurisë nuk bëhet duke e bartur përgjegjësinë vetëm te profesionistët, duhet ndihmesa politike edhe duhet një kurs politik i besueshëm me aleatët. Serbia nuk e fsheh faktin se është sponsorizuese, i ka stërvitë dhe i ka dhënë udhëzimit këtij grupi terrorist. Është mirë që të zhvillohet një hetim që Serbia është faktor, kjo dihet, por të vërtetohet edhe nga hetuesit ndërkombëtarë me mundësi të një gjykate”, tha ai.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika