Haradinaj: Pas vendimit për pronat rreth Manastirit të Deçanit, Kurti t’i kthehet planit franko-gjerman

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të fokusohet në zbatimin e planit franko-gjerman, pas vendimit për pronat rreth Manastirit të Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të fokusohet në zbatimin e planit franko-gjerman.

Vendimin e djeshëm të qeverisë, përmes së cilit, urdhëroi zbatimin e atij të Gjykatës Kushtetuese që t’i jepen 24 hektarët Manastirit të Deçanit, Haradinaj e quajti të turpshëm.

“Ajo është shprehja e popullit edhe fik, edhe korit, po na ndodh fatkeqësisht me Kurtin në mënyra se si ky po i trajton aleatët dhe obligimet që i ka marrë me aleatët do t’i kushtojnë Kosovës. Do ta kem një presion të vazhdueshëm për shumë tema tjera, e rrugës do të ishte pas kësaj që ka ndodh dje, Kurti të rikthehet në planin franko-gjerman për shkak se ju shihni Këshillin e Evropës, anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Kjo Qeveri po i harxhon krejt kartat”, u shpreh Haradinaj, shkruan EO.

Haradinaj ka potencuar se Qeveria po e kthen vendin prapa me menaxhimin e situatave dhe komunikimin me SHBA-në.

“Besoj që po shihet ku jemi në atë periudhën që po dënohemi për qasjen për mënyrën si i kemi menaxhu këto marrëdhënie, obligimet e marra nga plani franko-gjerman, i mbështetur prej amerikanëve kanë mundur me ec përpara drejt NATO-s, gjë që është kthyer mbrapa. Po gjen tema me rrit populizmin, me rrit emrin e vet, po shihet që është e qëllimshme”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika