Haradinaj për 7 vjetorin e Ushtrisë: Formimi i saj vulosi sovranitetin e Kosovës

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në 7-vjetorin e formimit të Ushtrisë së Kosovës, ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës.

Ai vlerëson se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Dukagjini.

“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika