Haradinaj për ish-majorin e FSK-së: Ndihemi krenarë që angazhimi dhe sakrifica e shumë brezave ka dalë në dritë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj me rastin e pensionimit të ish-majorit të FSK-së, Naim Loshi, ka thënë se ai njihet për për kontributin e tij në të gjitha periudhat. Tutje, Haradinaj ka theksuar, "Sot, ndihemi krenarë që angazhimi dhe sakrifica e shumë brezave ka dalë në dritë"

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e pensionimit të ish-majorit të FSK-së, Naim Loshi, ka vlerësuar kontributin e tij në shërbim të atdheut.

“Sonte u bashkuam për të nderuar kontributin shumëvjeçar të tij, në shërbim të Atdheut. Me këtë rast, i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”.

Kreu i AAK-së është shprehur se ish-majori i FSK-së, Naim Loshi, njihet për kontributin e tij në të gjitha periudhat.

Pamje të postuara nha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

“Ishte shembull si ushtar i Brigadës 138 ‘Agim Ramadani’, por edhe në shërbimin e tij si pjesëtar i Ushtrisë së Kosovës. Sot, ndihemi krenarë që angazhimi dhe sakrifica e shumë brezave ka dalë në dritë”, ka shtuar tutje Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka theksuar se Kosova ka ushtrinë e saj, “një ushtri profesionale dhe e zhvilluar, kapacitetet e së cilës po i ngrit në bashkëveprim me vendet aleate, veçmas ShBA-të”.

Shija e redaktorit

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Të fundit nga rubrika