Haradinaj përkujton policët e rënë në detyrë, kërkon nga Qeveria miratimin e Ligjit të Pagave

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria miratimin e ligjit të pagave dhe ligjin për sigurimin shëndetësor për policët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në ditën memoriale të policëve të rënë në detyrë i ka përkujtuar të gjithë zyrtarët policorë që e kanë humbur jetën dhe specifikisht policin Enver Zymberi, i cili ishte vrarë gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës për ta shtrirë sovranitetin e vendit në veri.

“Në ditën kur përkujtojmë policët e rënë në detyrë, përulemi me respekt para veprës madhore të Enver Zymerit dhe secilit pjesëtar të Policisë së Kosovës, që dha jetën për sigurinë tonë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ndërkaq ka kërkuar edhe miratimin e Ligjit të Pagave që sipas tij e kalon shifrën prej 14 milionë euro në vit.

Po ashtu, i pari i AAK-së ka kërkuar rregullimin me ligj të statusit të dëshmorit të rënë në krye të detyrës, për pjesëtaret e rendit dhe sigurisë.

Ai ka kërkuar edhe miratimin e dy ligjeve të tjera, atë për pensionimin e zyrtarëve të Policisë dhe të Inspektoratit të Policisë të Kosovës.

Ligji tjetër është ai për sigurimin shëndetësor për policinë, ligj i cili sipas Haradinajt nuk e kalon shifrën e katër milionëve.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika