Haradinaj: Porosia e Kurban Bajramit është sakrifica për të mirën e përgjithshme

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në pritjen tradicionale ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn.

Kreu i AAK-së, teksa ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se porosia e kësaj feste është sakrifica për të mirën e përgjithshme.

“Erdhëm ta vizitojmë dhe të shprehim urim për festën e Kurban Bajramit, të gjithë besimtarëve. Një festë që lidhet me ne, na ka përcjellë sakrifica në vazhdimësi, sakrificë dhimbje e vuajtje por kemi qëndruar bashkë. Edhe porosia e Kurban Bajramit është sakrifica për të mirën e përgjithshme”, tha ai.

Ndryshe, Tërnava ka pritur në takim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti para gazetarëve teksa ka uruar edhe një herë të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se të mirat duke i ndarë shtohen.

“Jemi këtu për t’ia uruar festën myfitut Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorëve të tij, për t’iu falënderuar përsëri për rolin, angazhimin dhe kontributin që Bashkësia Islame dhe vetë myftiu Tërnava si udhëheqës e ka luajtur në vazhdimësi dhe gjithashtu për t’i uruar të gjithë besimtarët për këtë festë të sakrificës. Të mirat duke i ndarë shtohen, nuk zvogëlohen, sepse të mirat duke i ndarë bëhen të mira për më shumë vetë, bëhen të mira për shumica, bëhen të mira për të gjithë”, u shpreh Kurti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika