Haradinaj pyet PDK-në dhe LDK-në se pse po hezitojnë të votojnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka ngritur shqetësimin e tij për humbjen e besimit të aleatëve si dhe ndëshkimet politike e ekonomike ndaj Kosovës nga ndërkombëtarët

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, u ka kërkuar Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të deklarohen për mocionin e mosbesimit të Qeverisë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Haradinaj e ka ngritur shqetësimin e tij për humbjen e besimit të aleatëve si dhe ndëshkimet politike e ekonomike ndaj Kosovës nga ndërkombëtarët.

“E kemi humbur besimin, kanë filluar ndëshkimet dhe jemi dobësuar përballë të gjithëve. Nuk ka palë kundërshtare e jona që nuk e shfrytëzon këtë. Në një situatë si kjo më së paku një takim me dyer të mbyllura të udhëheqësve institucionalë me ata politikë. Pse ka hezitime për mocion? Pse bre nuk po keni guxim me thanë po e votojmë mocionin, çka po ndodh te opozita…ku e keni problemin kolegët opozitarë, PDK, LDK që po mendoni hala se kush përfiton prej mocionit, veç një përfitues është, Kosova dhe interesi ynë”, tha Haradinaj.

“Unë nuk po e kuptoj më këtë parlament, i ka humbur vlera këtij parlamenti. Vijmë këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë. I ka humbur serioziteti. A ka dikush në këtë sallë ose shqiptar që nuk e di që kanë filluar ndëshkimet ndaj Kosovës si politike, si ekonomike, si në siguri? Nëse e kemi humbur besimin e kanë filluar ndëshkimet, a forcohet Kosova kundër bandave në veri? Kush është ai njeri që nuk di ta bëjë këtë matematikë kaq të thjeshtë për vendin e vetë”, shtoi ai.

Kreu i AAK-së vlerëson se mocioni është zgjidhja e duhur.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika