Haradinaj: Serbia ta ndal gjuhën kërcënuese, mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën

Serbia duhet ta ndal gjuhën e të fuqishmit, të ndal kërcënimet dhe mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika, dhe t'i kthehet gjuhës së arsyes, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Ramush Hradinaj, Kryetar i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Serbia po flet me gjuhën “e të fuqishmit” dhe po kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën, dhe po paralajmëron edhe vendet e tjera që do ta njohin Kosovën.

Sipas tij, kjo gjuhë i takon të kaluarës e cila i shkaktoi tragjeditë, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit.

“Vendet e lira, në vendimet e tyre të bazuara në interesin e tyre nacional, e kanë njohur Kosovën. Serbia duhet ta ndal gjuhën e të fuqishmit, të ndal kërcënimet dhe mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika, dhe t’i kthehet gjuhës së arsyes”, shkroi ai në Facebook.

Kreu i AAK-së ka theksuar se Kosova nuk do të ndalet nga rruga e vet drejt integrimeve euroatlantike.

“Do të ishte e mençur për Serbinë, që të lëviz nga “status quo” në të cilën gjendet”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Të fundit nga rubrika