Haradinaj: Shqiptaria është vlerë e përbashkët, ia vlen të bëjmë gjithçka për të

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në manifestimin tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit”, është shprehur se shqiptaria është vlerë e përbashkët e vlerë euroatlantike “për të cilën ia vlen të bëjmë gjithçka nga vetja jonë”

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, këtë të shtunë ka marrë pjesë në manifestimin tradicional kulturor e shkencor “Takimet e Dom Mikel Tarabulluzit”, ku njëkohësisht u shënua edhe 120-vjetori i lindjes së shkrimtarit, Ernest Koliqi.

Në këtë manifestim, Haradinaj është shprehur se shqiptaria është vlerë e përbashkët e vlerë euroatlantike “për të cilën ia vlen të bëjmë gjithçka nga vetja jonë”.

“Ne jemi bashkuar për të folur për arsimin shqip, e veçanërisht për ta kujtuar një nisje, nisjen e shkollës së parë shqipe këtu, e për të vazhduar me e falënderuar, ushtarët e kanë një shprehje atyre që kanë bërë shërbim, me iu thënë “faleminderit për shërbimin”, pra ne gjithnjë do të bashkohemi këtu për t’i thënë faleminderit për shërbimin Don Mikel Tarabulluzit, që filloi mësonjëtoren e parë shqipe këtu në Stubëll”, ka thënë Haradinaj.

Gjersa për shkrimtarin Koliqi, i pari i AAK-së ka theksuar se i njëjti ka lënë gjurmë në identitetin gjuhëtar shqip.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika